Flash News

E-TJERA

Gazetari Buzhala: Shpallja e Berishës ‘non grata’ vendim politik për të afruar PD me PS

Gazetari Buzhala: Shpallja e Berishës ‘non grata’ vendim

Gazetari i njohur nga Kosova, Berat Buzhala e konsideron një vendim politik shpalljen e ish kryeministrit Sali Berisha ‘non ngrata’ nga SHBA.

Në një intervistë për ABC, Buzhala thotë se ky vendim i papritur vjen për afruar të PD dhe PS.

“Arsyeja e vërtetë është afrimi i PS dhe PD. Berisha nuk ka qenë shumë i sigurt se çfarë duhet të ndodhë me hierarkinë e PD. Berisha nuk është person që mund të injorohet lehtë.

Heshtja e Berishës flet më shumë se kur flet Lul Basha. Më shumë flet heshtja e tij. Në spostimin e Berishës, e kuptoj që edhe Edi Rama mund ta ketë këtë një rol. Por  vetmja logjikë është çlirimi i PD dhe afrimi me PS.

Korrupsioni nuk është logjik. Ai është i fundit në listën e të korruptuarve në Ballkan. Në Shqipëri ka më të korruptuar se Sali Berisha, edhe në Kosovë. Të akuzosh dikë për një tender të vitit 2012 edhe ligji i parashkruan.

Berisha nuk është anti amerikan, roli historik i Berishës është pozitiv. Ka kontribuar për çështjen shqiptare. Në Kosovë ka një simpati të jashtëzakonshme”, thotë gazetari.

Të fundit