All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Gazetari denoncon skandalin: QSUT ka anuluar kimioterapitë se mjekët janë pushim, pacientët kanë kosto fatale

All - Paragraf - 1

Gazetari denoncon skandalin: QSUT ka anuluar kimioterapitë se mjekët

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar skandalin që bëjnë spitalet me pacientët që duhet të kryejnë kimioterapinë në Spitalin Onkologjik.

All - Paragraf - 3

Në një postim në Facebook, gazetari shkruan se qytetarët janë paraqitur sot pranë spitalit për të marrë shërbimin e kimioterapisë dhe iu është thënë të vijnë ditë tjetër pasi janë anuluar. Shkak, siç thotë Stafa, janë bërë ditët e pushimit me rastin e festave të Nëntorit që janë përcaktuar një javë më parë me vendim nga qeveria.

Gazetari thekson se shërbimi i kimioterapisë nuk mund të presë dhe as të shtyhet, pasi efekti nuk është i njëjtë kur kalon afati.

Postimi:

NJEH KIMIO PUSHIM ORE TË ÇMENDUR?

Sot që në orët e para të mëngjesit isha në QSUT. Kisha marrë denoncime nga qytetarët se sot nuk mund të bënin kimio dhe disa janë lajmëruar 2-3 ditë përpara e të tjetë jo.

Çfarë ka ndodhur?

Para pak ditësh qeveria shqiptare shpalli me VKM që e hëna të jetë ditë pushimi për administratën publike. Kjo pasi e marta dhe e mërkura, janë ditë pushimi zyrtare (28-29 nëntori).

Nga kjo dhuratë e qeverisë kanë përfituar edhe punonjësit e spitaleve publike.

Peshqeshi i Kryeministrit për punonjësit është kthyer në një skandal në shërbimin shëndetësor.

Dita e hënë, ishte në kalendar ditë punë. Për pasojë mjekët kanë planifikuar vizita, konsulta, kimioterapi etj.

Dhe vendosja nga Këshilli I Ministrave që edhe e hëna do jëtë pushim, ka bërë që të gjithë konsultat, vizitat, madje edhe kimioterapitë të anullohen.

E kuptoni? Të anullohen!!!!! Nuk bëhen.

Në foton 1, janë një çift të moshuarish. Burri bënte kimio prej 3 vitesh në Gjermani. Vendos të vijë në Shqipëri, ta vazhdonte këtu mjekimin. Por këtu sapo vjen, ia shtyjnë kimion, me arsyetimin se është pushim!!! Ashtu i mërzitur iku gjyshi me zonjën e tij, të cilët kishin ardhur nga Kavaja për të marrë shërbim në Onkologjik.

Askush nuk mban përgjegjësi, apo së paku të mendoj për këta njerëz.

Mirë vizitat dhe konsultat, po anullimi I kimioterapive?

Çfarë po bëjnë këta njerëz? Po marrin vitamina, po marrin karamele?, që ua shtyjnë kështu?

Ore jëni të çmendur? Këta njerëz marrin kimioterapi sipas protokolleve të mjekëve. Ka një datë të caktuar, ka një ditë të caktuar që pacienti duhet të marrë kimion. Ndryshe nëse vonohet dhe nuk merret sipas nje protokolli, nuk ka efekt. Dhe këta njerëz jo vetëm që s’do e bëjnë kimion të hënën, por as të martën, as të mërkurën. Të enjten kismet pastaj!

Kjo është një papërgjegjshmëri totale që qeveria ka ndaj pacientëve të cilët përballen me sëmundje shumë të vështira, të cilat nëse nuk trajtohen siç duhet dhe sipas një protokolli, kane kosto fatale. Vendosin sipas orekseve të tyre ditë pushimi edhe kur nuk janë!!!!

Të fundit