Flash News

E-TJERA

Gazetari: Deputetët rrisin pagat 3 ditë pas zgjedhjeve, në një vend tjetër populli do i pështynte

Gazetari: Deputetët rrisin pagat 3 ditë pas zgjedhjeve, në

Analisti Mentor Kikia ka komentuar vendimin e deputetëve për të rritur pagat e tyre.

I ftuar në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, Kikia u shpreh se kjo klasë politike duhet të shporret pasi del me këtë vendim vetëm tre ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.

“Në vendin më të varfër më të Europës nuk duhet t’ia lejojnë vetes që tre ditë pas zgjedhjeve pasi kanë dalë në fushatë që thonë që duhet mbështetur fasoni, shkojnë dhe në mënyrë unanime shkojnë dhe vendosin të rrisin pagën e tyre 100%.

Nëse kjo do ndodhte në një vend tjetër, populli do i pështynte. Nesër shqiptarët do vazhdojnë të zihen njësoj demokratë dhe socialistë sipas parimit që nuk duam ne as bukë as ujë, vetëm ata as lart të mos zihen. Kjo klasë politike duhet të shporret”, deklaroi ai.


 

Të fundit