Flash News

E-TJERA

Gazetari: Dikush ja ka vënë syrin pallateve Agimi dhe Shallvareve për t’i kthyer në kulla

Gazetari: Dikush ja ka vënë syrin pallateve Agimi dhe Shallvareve

Qeveria mori një vendim sëfundmi ku të gjitha objektet që kanë mbi 50 vite që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik dhe do të konsistojë në kryerjen e ekspertizës së thelluar.

Ndërkohë që, në rast se vlerësohet se objekti nuk përmbush kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes. Gjithçka përcaktohet në një projekt-vendim qeverie, i hartuar nga strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gazetari Klodian Tomorri ka hedhur dyshime se projektligji në fjalë do t’i shërbej oligarkëve të kullave. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Tomorri shkruan se pas historisë së projektligjit fshihet dikush që i ka vënë syrin Pallateve Agimi dhe Shallvareve, për t’i kthyer në kulla.

Një proces i ngjashëm u ndoq edhe me godinat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, teksa shumë prej pronarëve kanë akuzuar qeverinë për grabitjen e pronës.

Të fundit