Flash News

E-TJERA

Gazetari: Ditën që doli urdhër arresti, Florenc Çapja u largua nga Shqipëria

Gazetari: Ditën që doli urdhër arresti, Florenc Çapja u

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me operacionin e arrestimit të Ardjan Çapjes dhe shpalljes në kërkim të Florec Çapjas.

I ftuar në Opinion, gazetari thotë se urdhër arresti ka dalë që në 16 mars, por ekzekutimi i tij u bë disa ditë më vonë., pasi po atë ditë (16 mars) Çapja është larguar nga Shqipëria nga Rinasi.

Urdhër arresti ka dalë dy javë para, pra pasditen e 16 marsit. Çuditërisht, në të njëjtën ditë në orën 7 të mëngjesit, që ka dalë urdhër arresti, Florenc Çapja, ka dalë nga territori i Shqipërisë, nuk e di nëse është e qëllimshme apo rastësi, por ai është larguar nga Rinasi si një qytetar i thjeshtë së bashku me mikun e tij të ngushtë Bledar Muça.

Policia priti që të kthehet nga jashtë, por nuk është kthyer, në këto kushte është vendosur që të ndërhyhet e të arrestojnë Ardjan Çapjan.”-tha Hoxha


 

 

 

 

 

Të fundit