Flash News

E-TJERA

Gazetari: Dreka në Elize si kortize lobimi, fushatën e Ramës po financon Erdogan

Gazetari: Dreka në Elize si kortize lobimi, fushatën e Ramës po

Gazetari Ilir Babaramo ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Ramës në Francë dhe takimin me presidentin francez, Emmanuel Macron.

I ftuar në “Open”, Babaramo thotë se dreka në Francë ishte kthim kortezie ndërsa theksoi se vetëm presidenti turk Erdogan po financon fushatën e Ramës.

 Drekën në Elize e shoh si kortize lobimi. Në faqen e Elizesë, nuk pashë asgjë që ta besoj Ramën, thjesht anoncuan bisedën e Macron dhe asgjë më shumë. Gjithë kjo histori është kthim kortezie. Asnjë fuqi e rëndësishme ose e parëndësishme është e përfshirë në zgjedhjet në Shqipëri, të gjitha janë indiferente si për opozitën, ashtu dhe për pozitën.

I vetmi faktor që po lobon në Shqipëri është Erdogan, i cili ka hapur qesen dhe po financon fushatën e Ramës. Ky është modeli i partnerit tonë”, tha Babaramo.

 

Të fundit