Flash News

E-TJERA

Gazetari: Ergys Agasi ndodhet në Shqipëri, jo në Dubai

Gazetari: Ergys Agasi ndodhet në Shqipëri, jo në Dubai

Gazetari Sokol Bregu dyshon se Ergys Agasi nuk është larguar nga Shqipëria, por ndodhet brenda vendit.

I ftuar në MCN Tv, Bregu u shpreh se ai është më i sigurt këtu se sa në Dubai, ndërsa vuri në dukje bashkëpunimin e tij me policinë. Sipas Bregut, blutë kryejnë kontrollin kur jepet autorizimi, në një kohë që policët kanë qenë bashkëpunëtorët e tij.

“Haxhia tha është jashtë Shqipërie për të realizuar një kontratë. Avokati mund të ketë të drejtë se vonon dalja e kërkimit ndërkombëtar. Nga kërkesa që ka bërë SPAK, kërkimi ndërkombëtar zgjat 15 ditë. Kur të kalojnë 15 ditë, që është në prag të Vitit të Ri, është detyrim për ta nxjerrë në kërkim ndërkombëtar. Nuk është nxjerrë në 2–3 ditët e para.

Agasi nuk mund të jetë në Dubai. Dubai është i pasigurt, të gjithë po largohen. Nuk mundet që një personazh i këtij rangu të niset në Dubai. Sigurinë më të madhe e ka në Shqipëri. Kërkesën e bën prokurori dhe e certifikon gjykata, por kush e kryen? Policia! Policia ka qenë në shërbim të tij. Aty ka të dhëna të mjaftueshme që e lidhin personin në fjalë me lidhjet e tij të ngushta në Policinë e Shtetit në nivelet më të larta. Atij i shërben Policia e Shtetit për të goditur kundërshtarët, për të kontrolluar tregun”, deklaroi Bregu.

Të fundit