Flash News

E-TJERA

Gazetari Erjon Skëndaj merr çmimin "Reporteri i Vitit", Meta: Zëdhënës i pakompromis i interesit të opinionit publik

Gazetari Erjon Skëndaj merr çmimin "Reporteri i Vitit",
Erjon Skëndaj

Presidenti Ilir Meta ka uruar gazetarin Erjon Skëndaj për vlerësimin me çmimin ”Reporteri i Vitit” nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shkruan se Skëndaj është një zëdhënës i pakompromis i interesit të opinionit publik dhe i spikatur mes kolegëve për kurajon e lartë.

Më tej ai shton se gjatë këtij viti të pandemisë, Skëndaj ka raportuar nga terreni pasojat e rënda dhe është shndërruar në model të gazetarisë profesioniste.

Statusi i plotë:

Urime të përzemërta gazetarit të mirënjohur, Erjon Skëndaj, për vlerësimin plotësisht të merituar si ‘Reporteri i Vitit’, të dhënë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Zëdhënës i pakompromis i interesit të opinionit publik dhe i spikatur mes kolegëve për kurajon e lartë, Erjon Skëndaj përmes raportimeve për plagët sociale të shoqërisë, ka rritur ndjeshmërinë e opinionit dhe ka nxitur reagime institucionale për zgjidhjen e tyre.

Veçanërisht gjatë këtij viti, duke raportuar pa u lodhur nga terreni për pasojat e rënda të pandemisë COVID-19 dhe mbi risqet e shumta për shëndetin e qytetarëve, Erjon Skëndaj është shndërruar në modelin e duhur të gazetarisë profesionale.

Të fundit