Flash News

E-TJERA

Gazetari: Ervis Martinaj ka blerë dy vila përballë Edi Ramës në Surrel

Gazetari: Ervis Martinaj ka blerë dy vila përballë Edi Ramës

Gazetari Artan Hoxha a treguar detaje të reja nga jeta e të shumërkërkuarit Ervis Martinaj, tashmë i denoncuar i zhdukur prej familjes.

I ftuar në studion e Abc News, Hoxha u shpreh se Martinaj në periudhën e viteve 2017-2018 bleu dy vila në zonën e Surelit përballë vilës së kryeministrit Edi Rama. Sipas gazetarit të dy lëviznin me eskorta dhe vendosja e Martinajt pikërisht përballë vilës së Ramës, u pa si një sfidë.

“Fakti që Martinaj shkoi dhe iu vendos Kryeministrit m’u përballë dhe u mor si lloj sfidë”, tha Hoxha duke shtuar se episodi tjetër ishte masakra e ish-Bllokut në tetor 2018. Në atë episod u plagos Martinaj dhe u vra një prej personave të afërt të tij”, u shpreh gazetari.

Të fundit