Flash News

E-TJERA

Gazetari: Ervis Martinaj punësoi ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve

Gazetari: Ervis Martinaj punësoi ish-Drejtorin e Përgjithshëm

Gazetari Flamur Vezaj ka folur për aludimet e fundit se i shumëkërkuari Ervis Martinaj mund të jetë rrëmbyer dhe ekzekutuar.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ndër të tjera gazetari thotë se kanë qenë disa zyrtarë të policisë të cilët e informonin Martinajn, madje sipas tij nga drejtorët e kompanisë së tij ka qenë ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri.

“Ervis Martinaj në aspektin financiar është një ndër personat që kanë krijuar ose kanë akumuluar të ardhura të mëdha nga bastet, nga lojërat e fatit. Në borderotë e tij, ka pasur zyrtarë të lartë të policisë për shkak të mos cënimit të biznesit të tij. Edhe rasti i fundit i arrestimit të oficerit Lami, ishte personi të cilin shteti shqiptar e paguante për të kontrolluar, vëzhguar dhe arrestuar personat në kërkim, ndërsa ai shoqëronte Ervis Martinajn.

Unë mendoj se ka disa zyrtarë të policisë të cilët e informonin Martinajn. Një nga drejtorët e kompanisë së tij ka qenë ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri. Në listëpagesat e borderosë së tij, ka pasur shumë persona të ndryshëm të cilët e informonin para kohe. Ka disa operacione për arrestimin e tij dhe asnjëherë nuk është arrestuar”, nënvizoi ai.

 

 

Të fundit