Flash News

E-TJERA

Gazetari: Fjalimi i Ballukut, aktrimi më i neveritshëm

Gazetari: Fjalimi i Ballukut, aktrimi më i neveritshëm

Gazetari Bledian Koka ka analizuar zhvillimet e fundit politike, deklaratën e dorëzimit të detyrës nga Belinda Balluku, duke e cilësuar fjalimin e ish-ministres si aktrim të neveritshëm.

Në një intervistë për News24, Koka deklaroi se shumë prej projekteve infrastrukturore të qeverisë kanë probleme dhe se çështja e përgjegjësisë politike nuk mund të injorohet.

Sipas tij, qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ndaj çështjes është i motivuar nga interesa politike.

“Mendoj që kanë qenë një nga aktet më të neveritshme. Mendoj që ishe Erion Veliaj më i i neveritshmi, por nuk kisha parë asgjë. Por cili ishte mesazhi dhe qëllimi i sotëm. Pas asaj që ndodhi me zonjën Spiropali në Kuvendin e Shqipërisë, ajo replika me që në fakt nuk ishte me zotin Berisha, por me shefin e saj politik. Për momentin zonja Spiropali është në një moment të vështirë politik, por ndryshe nga Balluku nuk është akuzuar për korrupsion. Pra kur ti akuzohesh se nuk ke zbatuar urdhrat e shefit, për këtë je armik i qytetarëve. Është këputur i gjithë zullumi i zonjës Balluku dhe na tregon që sot ‘fjalët i merr era, por që kemi rastin e shembjes së rrugëve. Pra ky njeriu ka guximin t’i thotë shqiptarëve që mbeten veprat”, deklaroi Koka.

Të fundit