Flash News

E-TJERA

Gazetari gjerman: Rama dhe Vuçiç ndjekin të njëjtën metodë për të ruajtur fuqinë dhe pushtetin

Gazetari gjerman: Rama dhe Vuçiç ndjekin të njëjtën

Gazetari gjerman Michael Martens ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, përdorin të njëjtat metoda për të ruajtur fuqinë dhe autoritetin.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Martens u shpreh se ekziston rreziku që Shqipëria dhe Kosova të kenë një marrëveshje në kosto të demokracisë. Ai theksoi se si Rama dhe Vuçiç e dinë se anëtarësia nuk do të ndodhë sepse nuk do Evropa.

“Siç e dini janë masat e bashkimit evropian kundër Kosovës ku mund të konsiderohen edhe si sanksione ku në të njëjtën kohë nuk ka asnjë masë kundër Serbise. Kur shikoni përshembull sjelljen e të dyja vendeve gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit është një situatë asimetrike për të thënë më të paktën, pra ekziston rreziku se të dyja palët të kenë një marrëveshje në kosto të demokracisë dhe duket se Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama e dinë shumë mirë se do të thotë se anëtarësia në BE, nuk do të ndodhë as sot as nesër as për 10 vite pavarësisht se kush është në fuqi në Beograd dhe në Tiranë sepse nuk do Evropa. Dhe kështu ata kanë zgjedhur metoda të reja që kanë të bëjë më ruajtjen e fuqisë, me pushtetin dhe ndërkohë BE, nga ana tjetër thotë se për sa kohë ka stabilitet dhe nuk dëgjojmë për ndonjë problem, lë të rrijnë sic janë dhe ne ndërkohë të vazhdojmë me ‘biznesin politik’, stabilokraci sic ju e përmendët”, tha gazetari gjerman.

Të fundit