Flash News

E-TJERA

Gazetari gjerman: Vuçiç dhe Rama duket se po bëjnë një marrëveshje që të kenë siguri politike

Gazetari gjerman: Vuçiç dhe Rama duket se po bëjnë

Gazetari i njohur gjerman, Michael Martens deklaron se kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç po bëjnë marrëveshje për të krijuar siguri politike.

Teksa analizoi në Syri tv propozimin e dhëndrit të Donald Trump për të investuar në Serbi dhe Shqipëri, ai thotë se nëse Trump do bëhet president i radhës, do jetë një avantazh politik për Vuçiçin dhe Ramën që t’i lejojnë të ketë marrëveshje tregtare me dhëndrin e tij.

E di rastin e Serbisë, më mirë se atë të Shqipërisë, por duhet të ketë ngjashmëri.

Në përgjithësi kjo ka qenë forma e të bërit biznes. Por është edhe një lloj investimi politik që ka bërë Vuçiçi në Serbi dhe atë që po përpiqet të bëjë Rama në Shqipëri.

Nëse Trump do bëhet president i radhës, patjetër që është një avantazh politik për Vuçiçin dhe Ramën që t’i lejojnë të ketë marrëveshje tregtare me dhëndrin e tij.

Kjo gjë ka ndodhur prej dekadash në Ballkan, ndoshta edhe prej shekujsh.

Gjithmonë ka ekzistuar lidhja mes liderëve me figurat më të fuqishme të perëndimit, sepse kur e ke mirë me ta, apo kur e ke mirë me Perandorinë Osmane, atëherë mund të bësh ç’të duash në pashallëkun tënd.

Është një investim disi i rrezikshëm dhe mendoj se njerëzit po e ndjekin nga afër koston politike të këtij investimi.

Opozita në Serbi dhe në Shqipëri duhet t’i monitorojë nga afër këto lëvizje. Kudo në botë, madje edhe në Ballkan, projektet e mëdha infrastrukturore, synojnë të shkaktojnë korrupsion. Dhe në Shqipëri ka patjetër korrupsion.

Është e rëndësishme që në këtë kohë, shoqëria ta dijë mirë se çfarë planifikohet sepse nuk është thjesht një biznesmen, por është dhëndri i njeriut më të fuqishëm të botës që do investojë.

Vuçiçi dhe Rama duket se po bëjnë një marrëveshje që të kenë një siguri politike,’ tha Martens.

 

Të fundit