Flash News

E-TJERA

Gazetari: Gledis Nano ka një informacion pikant për Ramën

Gazetari: Gledis Nano ka një informacion pikant për Ramën

Gazetari Bledian Koka tha se ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mund të jetë larguar me ndonjë USB me vete.

Koka tha për Ora News, se Nano ka një informacion pikant për kryeministrin Rama. Sipas tij, Rama i ka kërkuar Nanos diçka që ai nuk e ka bërë dhe kjo i ka kushtuar postin.

“Rama fitore të tilla pastë por kam hallin mos zoti Nano ka ikur me ndonjë USB nga zyra. Ky është shkaku që me shumë gjasë i kushtoi karrierën zotit Nano. Informacioni që unë kam është se zoti Nano ka një informacion shumë pikant për zotin Rama, se me përgjime, se me video, se me xhirime këtë nuk di të ta them”, u shpreh Koka.

Të fundit