E-TJERA

Gazetari Hoxha: Ambasada e SHBA ka një listë lokalesh, u kërkon shtetasve të vet ku nuk duhet të qëndrojnë

Gazetari Hoxha: Ambasada e SHBA ka një listë lokalesh, u kërkon

Gazetari Artan Hoxha e cilësoi aksionin e ditëve të fundit nga RENEA një mesazh për grupet kriminale në vend dhe për qytetarët, për të qëndruar larg lokaleve që frekuentohen nga kontingjentet e krimit.

Hoxha u ndal edhe te aktivizimi i RENEA-s në operacione “zhytje” për kërkimin e armëve të përdorura në ngjarje kriminale. Rasti më i fundit ishte ai i pak ditëve më parë kur Mexhit Picari hodhi në lumin Lanë armën me të cilën i mori jetën dhëndrit të tij.

Po ashtu, në ABC ai thekson se ambasada amerikane ka një listë të lokaleve që u kërkon shtetasve të vet ku nuk duhet të qëndrojnë. 

“Bossët e krimit nuk luftojnë ngrenë duart lart dhe shkojnë paguajnë prokurorin dhe gjyqtarin. Ata që janë shqetësuar për këtë punë duhet t’i bëjnë presion prokurorit. Nuk është bërë nga ata që e dinë por nga ata që kanë mungesë informacioni. Kur ndërhyn FSK në Kosovë. Apo në Amerikë të thotë ai mos bëj asnjë lëvizje se të fut plumbin. Kur hyhet në një lokal me element të krimit. Kjo synohet që njerëzit të mos shkojnë atje. RENEA u ka bërë të qartë qytetarëve që këto lokale janë vende ku qëndrojnë personazhe të krimit.

Ambasada amerikane ka një listë të lokaleve që i kërkon shtetasve të vet ku nuk duhet të qëndrojnë. Ne po hiqemi sit ë jemi në Londër. Kujt do i mbyllë policia lokalin Edison Begajt? As nuk guxon ta kthejë kokën. Tashmë do presim një hetim të prokurorit pse ai personi lëviz i armatosur.  I kam parë njerëzit shumë të shqetësuar pse futet RENEA duke kërkuar armën e krimit. Kë të fusin? Inspektorin e lagjes. Shteti shqiptar nuk ka një repart zhytësish. Kush do kërkonte, komisariati apo prokurori”, tha Hoxha.

Të fundit