Flash News

E-TJERA

Gazetari Hoxha ‘zbërthen’ pazaret me gjyqtarët: Të dënuarit me burgim të përjetshëm paguajnë 500 mijë deri në 1 milion euro

Gazetari Hoxha ‘zbërthen’ pazaret me gjyqtarët: Të

Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha ka ‘zbërthyer’ pazaret që bëjnë të dënuarit me burgim të përjetshëm për t’u liruar.

Teksa komentoi arrestimin gjyqtares Enkelejda Hoxha, i ftuar në ‘Opinion’, gazetari thotë se të dënuarit kryesisht për vrasje dhe vepra të rënda, për t’u liruar japin nga 500- 1 milionë euro.

Pjesë nga biseda

Hoxha: Të lirosh një të dënuar për vrasje, ne e dimë sa shkojnë pazaret. Fillojnë nga 500 mijë euro dhe shkon në 1 milion euro , tek burgimet e përjetshme

Fevziu: Kush i ka 500 mijë euro?

Hoxha: Të gjithë ata që kanë dalë nga burgu i përjetshëm i kanë.

Fevziu: Si 500 mijë euro?

Hoxha: Jo 500, edhe 1 milion euro shkon në Gjykatën e Lartë.

Fevziu: E kanë bërë si bursë…

Hoxha: Sigurisht si bursë, 800 mije deri në 1  milion euro.

Të fundit