Flash News

E-TJERA

Gazetari: I afërmi i një zyrtari të lartë shtetëror, aksioner në kazinonë ku punonte Joy Ayoko

Gazetari: I afërmi i një zyrtari të lartë shtetëror,

Vdekja e Joy Ayoko, 22-vjeçarja nga Kenia e cila ndërroi jetë disa muaj pasi u gjet e dhunuar në Tiranë, duket se po shkon drejt zbardhjes, pas dëshmive të marra së fundmi.

Gazetari Eni Ferhati ka treguar në Euronews Albania se lidhja që i bëhet vdekjes së Joy Ayoko me politikën, ka një arsye. Ferhati tha se i afërmi i një zyrtari të lartë shtetëror, është aksioner në kazinonë ku punonte 22-vjeçarja keniane.

Ferhati foli edhe për ndërrimin e fjalëkalimit në telefonin e viktimës që ka gjasa të jetë bërë qëllimisht.

“Sidoqoftë, nuk mund të shkojmë aq larg sa të lidhim këtë ngjarje me një person i cili mund të jetë aksioner aty. Patjetër që në rast se hetimi mund të tregojë që veprimet nuk janë bërë ashtu si duhet, pra flas për vendngjarjen e parë si është vlerësuar, personat e parë që duhet të ishin pyetur, sepse në ngjarje të tilla çdo minutë është e vlefshme, jo më ditë edhe muaj që ne po flasim.

Në rast se zbulohet që pikërisht këto mosveprime apo veprime të caktuara, edhe ndërrimi i fjalëkalimit të telefonit të viktimës, të jetë bërë qëllimisht për lidhje të caktuara, qoftë edhe për këto politikanë që janë përmendur atëherë kjo e bën edhe më tragjike ngjarjen”, u shpreh Ferhati.

Të fundit