Flash News

E-TJERA

Gazetari i BIRN: Paratë e pista në Tiranë janë sheshit, SPAK s’ka pse pret dosje nga Italia

Gazetari i BIRN: Paratë e pista në Tiranë janë sheshit, SPAK

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela, Gjergj Erebara, gazetar i BIRN u shpreh separatë e pista në Tiranë janë sheshit.

Ai shtoi se kur një kompani ka 0 kapital dhe kredi, lind pyetja ku i gjen paratë për të ndërtuar.

Erebara: Unë nuk jam i gëzuar për vendimin e SPAK sot, se paratë e pista në Tiranë janë sheshit. Kur një kompani ka 0 kapital dhe kredi, lind pyetja ku i gjen paratë për të ndërtuar. Sistemi fiskal në vendin tonë është shumë favorizues për pastrimin e parave, se ndërtimi nuk ka TVSH.

SPAK nuk ka nevojë që të presë dosje nga Italia për të parë se çfarë ndodh në Tiranë, por të përdorë ligjin antimafia dhe të kërkojnë llogarisë se nga vijnë këto para.

Të fundit