Flash News

E-TJERA

Gazetari i Birn: Rruga e Arbrit, një rrugë dhish që nuk funksionon. Aty nuk punohet

Gazetari i Birn: Rruga e Arbrit, një rrugë dhish që nuk

Gazetari i Birn, Gjergj Erebara e ka cilësuar Rrugën e Arbrit jo funksionale, ndonëse paratë paguhen rregullisht.

I ftuar në Open në News 24, gazetari theksoi se rruga e hapur sipas tij është një rrugë që nuk kryen asnjë funksion.

Problemi kryesor është se aty nuk punohet, ne paguajmë para rregullisht por produkt nuk kemi. Rruga e hapur deri tani është rrugë dhish. Ne paguajmë para, por rrugën nuk e kemi.

Ne nuk mund ë vijojmë të japim para për një rrugë që nuk ekziston. Edhe një segment tjetër nga Klosi deri në Bulqizë nuk punohet. Aktualisht kemi një rrugë dhish, në majë të malit, panoramike por që nuk funksionon. Prokurorët janë qorra që nuk e shohin se është një kontratë që ka dy palë një palë nuk e zbaton dhe pala tjetër  që është taksapaguesi paguan”, deklaroi gazetari.

 

 

 

Të fundit