Flash News

E-TJERA

Gazetari i CNN i paraprin propagandës së Ramës: Nuk do lejoj masturbim për turizmin (video)

Gazetari i CNN i paraprin propagandës së Ramës: Nuk do lejoj

Gazetari Richard Quest i ka bërë parapritë propagandës së kryeminstrit Edi Rama në lidhje me turizimin në Shqipëri.

 Në videon e publikuar, para nisjes së debatit në Davos, para se Rama të fliste për turizmin në Shqipëri gjatë qeverisë së tij, gazetari i CNN i ka paralajmëruar se nuk do të lejonte që të abuzohej me fjalët turizmin.

Ndërkohë që kjo solli reagimin e Ramës, i cili pyeti se çdo të thotë masturbim me turizmin. Por përgjigja e Quest e ka kryeministrin pa fjalë, duke e vendosur në një moment të sikletshëm që u detyrua ta kalonte me të qeshur. 

Pjesë nga debati:

Quest: Pra cili është titulli i këtij sesioni? Mirë bëhet fjalë për turizmin. Një gjë që u thash panelistëve para se të vinin këtu është se nuk do të lejoja që ky panel të shëndrohet në një diskutim të përgjithshëm masturbues, për sa i mrekullueshëm është turizmi. Të gjithë në këtë panel i dinë statistikat, 10% e popullsisë së botës, 12% në disa raste, PBB-ja e këtij apo atij vendi, miliona apo dhjetra miliona vizitorë. Nuk është kjo ajo që duam. Kjo vetëm sa na çon në një cikël zbritje të diskutueshmë dhe vetëlavdërime. Në vend të kësaj le të fokusohemi te sfida

Ahmed Al-Khateeb: Është e vështirë ti thuash një bankieri mos të përdori numra.

Quest: Mund të përdorësh numra. Sigurisht që mund të përdorësh numra. Në fakt që kur e ngrite kokën mbi barrikadë, le të fillojmë me ty.

Rama: Richard mund të na shpjegosh se çfarë do të thotë masturbim i përgjithshëm?

Quest: Do të vizatoj një diagram pas panelit.

Rama: Nuk e kam dëgjuar kurrë termin 'masturbim i përgjithshëm'.

Quest: Epo të garantoj që ne jemi i vetmi panel që e nisëm me këto fjalë. Pra, asgjë tjetër, kemi thyert disa tabu këtu në Davos. Mirë sipas protokollit le të nisim me ju zoti kryeministër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Media Ditari (@ditarmedia)

 

Të fundit