Flash News

E-TJERA

Gazetari: I dyshimtë pozicioni i ndërkombëtarëve në Shqipëri

Gazetari: I dyshimtë pozicioni i ndërkombëtarëve në

Gazetari Sami Neza tha se pozicioni i ndërkombëtarëve në Shqipëri, janë të dyshimta.

I ftuar në “Task Forcë” në Syri TV, Neza tha se ky pozicion i dyshimtë vihet re jo vetëm në raport me zgjedhjet, por edhe me qeverinë e opozitën.

Neza përmendi rastin e Parlamentit Europian, që në vitin 2020 konstatoi se raportet e Komisionit Europian ishin disi te trukuar.

“Është një pozicion shumë i dyshimtë, i çuditshëm i ndërkombëtarëve në raport me zgjedhjet në Shqipëri. Jo vetëm në raport me zgjedhjet, por edhe me qeverinë, opozitën, por edhe me zhvillimet e demokracisë, standardin e demokracisë.

Para pak vitesh, 2020, Parlamenti Europian konstatoi se raportet që vinin nga Komisioni Europian për Shqipërinë ishin të trukuar në një farë mënyre. Diferenca mes raporteve që krijonte PE-ja dhe ato që krijonte KE-ja, ishin të trukuar në një farë mënyrë. Kishte diferenca të mëdha mes dy raporteve dhe nuk shprehnin realitetin. Dhe kjo ka qenë një nga gjetjet më të rënda për rolin e ndërkombëtarëve në Tiranë”, tha Neza.

Të fundit