Flash News

E-TJERA

Gazetari Isa Myzyraj kërcënohet sërish: Ju kanë në shënjestër

Gazetari Isa Myzyraj kërcënohet sërish: Ju kanë në

Gazetari Isa Myzyraj është paralajmëruar se një person “me rrezikshmëri të lartë”, e ka atë dhe avokatin Marash Logu “në shënjestër”, pesë ditë pasi denoncoi një kërcënim të drejtpërdrejtë me vdekje nga një adresë anonime.

Paralajmërimi i ka ardhur Myzyrajt ditën e sotme, po ashtu edhe avokatit të tij, nga një profil Facebook-u i dyshuar anonim dhe që më pas është mbyllur.

Postimi i gazetarit: 

5 ditë më parë kam denoncuar në Policinë e Tiranës rastin e kërcënimit tim me email të arritur tek drejtuesit e televizionit.

Duhet të them që në krye të herës që jam tërësisht i zhgënjyer nga organet e zbatimit të ligjit, të cilët pavarësisht se kanë kaluar 5 ditë nga denioncimi, nuk kanë bërë asnjë veprim në dijeninë time edhe pse pala jonë ka pretenduar se kërcënimet janë serioze.

Kjo heshtje e institucioneve sigurisht që është dekurajuese.

Ditën e sotme në telefonin e Avokatit Marash Logu e më vonë në telefonin tim ka arritur një mesazh nga një person që më vonë ka mbyllur llogarinë,  ku bëhet me dije se Avokati dhe unë “jemi vënë në shënjestër”  dhe se “duhet të kemi kujdes”

Pra personi në fjalë pretendonte se është në dijeni të plotë të kërcënimeve dhe sips tij ato janë serioze, madje duke na bërë të ditur edhe vendin saktësisht ku ne po qëndronim në atë moment.

E përsëris qëndrimin se çdo qytetar e gazetar duhet të ndihet i sigurtë në këtë vend dhe sigurinë  nuk ua jep askush tjetër përveç institucionet e zbatimit të ligjit!

Të fundit