Flash News

E-TJERA

Gazetari italian: Mafia shqiptare ngjason me Ndragheta-n, zhduket pa gjurmë

Gazetari italian: Mafia shqiptare ngjason me Ndragheta-n, zhduket pa gjurmë

Gazetari italian Nello Trocchia, autor i një libri mbi krimin e organizuar dhe mafian komentoi strukturën dhe veprimtarinë e mafias shqiptare.

I ftuar në A2 CNN, Trocchia shpjegoi se mafia shqiptare ka karakteristika të veçanta krahasuar me organizatat kriminale italiane, duke e krahasuar ngushtë me Ndrangheta-n: “Ajo është më shumë familjare, me rrënjë të forta brenda komuniteteve lokale”, tha gazetari.

Ai theksoi se organizata shqiptare nuk ka një strukturë piramidale të qartë. Në vend të kësaj, ajo funksionon nëpërmjet disa celulave të vogla, që bashkohen kur ka përballje me kundërshtarë dhe shpërndahen me shpejtësi pas konfliktit:

“Disa hetues që kanë studiuar këtë fenomen më kanë treguar se celulat i ngjajnë strukturave terroriste. Në territor kanë ushtarë dhe bashkëpunëtorë, por kur lindin konflikte me grupe të tjera, ato bashkohen dhe shpërndahen. Kjo e bën shumë të vështirë identifikimin e tyre.”
Sipas Trocchia, mafia shqiptare është e lidhur fort me territorin, por ka gjithashtu një dimension ndërkombëtar, duke u shtrirë në mënyrë të sofistikuar përtej kufijve kombëtarë.

 

Të fundit