All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Gazetari jep detaje: Çfarë po heton SPAK në kampin e muxhahedinëve

Gazetari jep detaje: Çfarë po heton SPAK në kampin e
All - Paragraf - 1


Gazetari Eni Ferhati ka dhënë detaje nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në kampin e muxhahedinëve në Manzë.

Për Euronews Albania, Ferhati tha se aksioni i SPAK në MEK vjen në kuadër të procedimit penal për 4 vepra penale.

All - Paragraf - 3

Sipas tij, dy nga këto vepra penale janë ndërhyrje në të dhënat kompjuterike dhe ndërhyrje në sistemet kompjuterike, që kanë të bëjnë me krimet kibernetike.

“Dyshohet se në kampin Ashraf, madje është regjistruar vepra edhe në kuadër të organizatës kriminale, më shumë se tre persona me role të ndryshme kanë vepruar në kuadër të kësaj organizate. Dyshimet kanë qenë që në fillim edhe për mënyrën si e kanë të organizuar jetën në kamp muxhahedinët. Ata jetojnë në kamp të izoluar, ruhen nga polici private dhe kanë një disiplinë të rreptë ushtarake. SPAK që është një institucion i ndikuar nga SHBA, ndoshta jemi në kushtet kur SPAK është bërë pjesë e kësaj loje për të regjistruar një procedim penal. Nëse flasim për rrezikshmërinë  e këtyre individëve, gjithmonë kanë qenë rrezik për sigurinë publike. Kemi të dënuar një ish anëtar të kampit me 15 vjet burg që u zbulua se ishte rekrutuar nga inteligjenca e republikës islamike, por kanë qenë gjithmonë të monitoruar nga antiterrori”, tregoi gazetari.

Të fundit