Flash News

E-TJERA

Gazetari: Ka një ‘përplasje’ mes Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut lidhur me Nuredin Dumanin

Gazetari: Ka një ‘përplasje’ mes Policisë së

Gazetari Ermal Vija ka thënë se operacioni “Plumbi i Artë”, i cili i referohet arrestimit dhe dëshmive të Nuredin Dumanit, ka shkaktuar një ‘përplasje’ mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme ose SPAK.

Vija tha në studion e Euronews Albania, se lidhja e zhdukjes së Ervis Martinajt me operacionin në fjalë ose aludimet se mund të ketë një përfshirje, ka sjellë mosmarrëveshje mes palëve.

“Në fakt ka pasur një fërkim përsa i takon Policisë së Shtetit me prokurorinë në lidhje me operacionin “Plumbi i Artë”, ku Ervis Martinaj aludohet se është zhdukur. Kjo ka sjellë dhe përplasje mes Prokurorisë së Posaçme dhe policisë“, tha ai.

Gazetari Eni Ferhati pohoi dje se po ashtu flitet edhe për një krisje të marrëdhënieve mes Gledis Nnaos, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Të fundit