Flash News

E-TJERA

Gazetari: Lefter Alla e pa arrestimin e tij nga televizori

Gazetari: Lefter Alla e pa arrestimin e tij nga televizori

Gazetari Eni Ferhati ka thënë se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, e ka mësuar arrestimin e tij nga mediat.

I ftuar në studion e “Opinion”, Ferhati u shpreh se Alla e ka parë në televizor arrestimin e tij, para se urdhëri të ekzekutohej.

“Lefter Alla e ka parë arrestimin e tij në televizor, ndonëse nuk ishte ekzekutuar. Ka patur një rrjedhje informacioni. Zoti Alla është banor i qytetit të Tiranës, por shpesh qëndronte në qytetin e Bulqizës tek vëllai i tij dhe është dashur një kohë që forcat e policisë të arrinin në Bulqizë”, tha Ferhati.

Të fundit