Flash News

E-TJERA

Gazetari: Marrëdhënia Rama-Erdogan mund të ekstradojë Dritan Rexhepin në Shqipëri

Gazetari: Marrëdhënia Rama-Erdogan mund të ekstradojë Dritan

 

Gazetari shqiptar në Turqi, Sokol Brahaj, deklaroi se marrëdhënia mes kryeministrit Rama dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, mund të sjellë në Shqipëri “baronin e kokainës”, Dritan Rexhepi.

Në një lidhje direkte për Ora News, Brahaj u shpreh se nëse Rexhepi qëndron në Turqi, rrezikon 3-5 vite burg.

“Marrëdhënia e mirë mes Erdogan dhe Ramës, mund të bëjë që i shumëkërkuari nga shumë vende të Botës, që njihet si “Jul Çezari” i drogës Dritan Rexhepi ka më shumë shanse të ekstradohet drejt Shqipërisë, se sa në vendet e tjera.

Në Turqi rrezikon 3-5 vjet burg për dokumenta të paligjshme”, deklaroi gazetari.

Të fundit