Flash News

E-TJERA

Gazetari: Martinaj nuk beson as familjarët, ky është vendi ku mund të jetë fshehur

Gazetari: Martinaj nuk beson as familjarët, ky është vendi ku

Gazetari Flamur Vezaj ka komentuar shkarkimin e Gledis Nanos, duke thënë se nuk mundi të ndryshonte asgjë në radhët e uniformave blu dhe se do të mbahet mend vetëm se mundësoi pagesat për orët shtesë për efektivët.

Ai ndalet edhe të “zhdukja” e Ervis Martinajt. Sipas tij, me shumë mundësi Martinaj fshihet në Kosovë.

Vezaj thotë se nuk është e lehtë që Martinaj të vritet nga kundërshtarët, ndërsa shton se i shumëkërkuari i policisë nuk është më shumë i rrezikshëm se biznesmenët që merren me ndërtime në Tiranë,

“Martinaj, akoma besoni qe e kane rrembyer e vrare!???! Ai nuk beson asnje person, as familjaret e tij dhe per kete fakt eshte ‘vetzhdukur’ me shume gjasa ne Kosove! E gjithe kjo lufte ne media, me burime e konspiracion, mendoje se behet qe ai te dal nga strofulla qe ‘armiqtë’ ta gjejne! Kaq!

Eshte nje intrige e vjeter!! Nuk eshte Martinaj me i rrezikshmi e me krimineli se ata ndertues biznesmen ne Tirane qe kane kap politikanet dhe i kane tredhur! Martinaj bente zhurme ku shkonte dhe ‘urdheronte’ tjeret te sulmonin per ate se vet e fshihte doren! E keshtu ka bere leke edhe me ndihmen e qeverise se atij ‘non grates’ mos harroni!”-shkruan gazetari në rrjetet sociale.

Të fundit