Flash News

E-TJERA

Gazetari: Martinaj u eliminua nga një suport politik dhe i biznesit

Gazetari: Martinaj u eliminua nga një suport politik dhe i biznesit

Gazetari Ferdinand Dervishi ka deklaruar se referuar detajeve të reja nga dosja “Metamorfoza”, Ervis Martinaj është ekzekutuar nga një suport politik dhe i biznesit.

I ftuar në Report Tv, Dervishi u shpreh se SPAK ka arritur tek të paprekshmit, me goditjet e fundit të grupeve kriminale.

“Steka e SPAK shkoi tek të paprekshmit. Tek Troplinët e Durrësit. U ngrit steka shumë lart e kjo është për tu përgëzuar. Janë 12 episode të zbardhura. Është bërë një punë shumë voluminoze.  Me këtë dosje del se Ervis Martinaj u eliminua nga një suport politik dhe i biznesit”, tha Dervishi.

Kujtojmë se emri i Vis Martinajt doli në përgjime teksa bisedonte me ish-deputetin e PS, Arben Ndoka, për të ekzekutuar Durim dhe Valter Bamin.

Të fundit