Flash News

E-TJERA

Gazetari: McGonigal i ka dhënë pajisje të FBI-së politikanit dhe biznesmenit shqiptar

Gazetari: McGonigal i ka dhënë pajisje të FBI-së politikanit

 

Gazetari Poli Hoxha ka treguar detaje nga dosja e arrestimit të ish-zyrtarit Charles McGonigal.

Hoxha tregoi në ‘Opinion’ se McGonigal përpos takimeve që ka zhvilluar me politikanin dhe biznesmenin shqiptar e ka pajisur edhe me mjete të FBI-së, pasi ky i fundit dyshonte se ndaj tij do të kryhej një atentat.

Sipas Hoxhës, të njëjtën gje ish-zyrtari ka bërë edhe me një politikan të Kosovës. Gazetari thekson se McGonigal ka qenë i shoqëruar nga Agron Neza, personi A në dosjen hetimore.

“Ky i furnizon madje dhe me pajisje të FBI-së dhe këtë edhe politikanin në Kosovë që janë pajisje përgjimi.  pra është një pikë tjetër aty në dosje që pasi bisedojnë, hanë dhe pinë bashkë me B-në dhe me politikanin e rëndësishëm dhe me biznesmenin, të dy këta i ngrejnë shqetësimin dhe i thonë që ne duan të na vrasin, duan që të na bëjnë një atentat. Po, po, biznesmeni dhe politikani shqiptar. Dhe ky thuhet në dosje, ju jep pajisje të FBI-së. Të njëjtën gjë bën dhe kur shkon në vizitë. Ka ardhur në datë 7 këtu, ka takuar kryeministrin, ka qëndruar 3-4 ditë këtu. Në datë 10, bashkë me Nezën ka ikur në Kosovë. Ka takuar edhe atje një politikan shumë të rëndësishëm dhe politikanin në Kosovë e pajis me mjete të FBI-së”, tha Hoxha.

Të fundit