Flash News

E-TJERA

Gazetari: Me votimin e sotëm Shqipëria e humbi ‘trenin’ e BE

Gazetari: Me votimin e sotëm Shqipëria e humbi ‘trenin’ e

Gazetari Klodian Tomorri deklaroi se vendimi i Ramës dhe i PS për të mos i hequr imunitetin Belinda Ballukut do të ketë pasoja serioze në procesin e integrimit të vendit.

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV, gazetari tha se Shqipëria mund të përballet me bllokime në të ardhmen, duke rikujtuar mesazhin e delegacionit të PE nga Tirana që e cilësoi çështjen “Balluku” një test kritik.

“Dhe pse është e rrezikshme e gjitha kjo që ka ndodhur? Është e rrezikshme edhe për një fakt tjetër. Ishte krijuar një klimë pozitive për procesin e anëtarësimit dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian. Për një sërë faktorësh gjeopolitikë.

Imagjino çfarë ndodh që nëse ti humb trenin tani që e ke mundësinë dhe më pas klima për zgjerimin nuk është pozitive, do të duhet të presësh vite dhe dekada të të vijë radha sërish që të mund të anëtarësohesh në Bashkimin Europian. Pra ky, kjo është pasoja e madhe e këtij veprimi apo këtij, po themi, e këtij sfidimi të Bashkimit Europian.

Dhe ne e kemi patur të qartë sepse delegacioni i Parlamentit Europian erdhi në Shqipëri e tha publikisht, ky është një test kritik për integrimin Europian. Pra nuk kishte, domethënë si rrallerë madje sepse unë nuk i kam falë, nuk i kam parë shpesh diplomatët e huaj apo politikanët që të flasin me gjuhë aq direkte. Këtu mesazhi ishte i drejtpërdrejtë, i qartë, që ky është një test kritik. Dhe tani ne këtë test kritik e kaluam me sukses, siç e pamë”, tha gazetari.

Të fundit