Flash News

E-TJERA

Gazetari: Nafta dhe energjia ulen në bursë, sipas Ramës nesër duhet të zbresë 178-185 Lek/l

  Gazetari: Nafta dhe energjia ulen në bursë, sipas Ramës

Gazetari dhe aktivisti Pano Soko deklaron se çmimi i naftës ka rënë në bursë, krahasuar me një ditë më parë.

Në një shënim në rrjetet sociale, Soko thotë se nëse i referohemi deklaratës së kryeministrit Edi Rama, kur tha se vendi e merr furnizimin e naftës së rezervës me çmimin e ditës, i bie që nesër çmimi i naftës duhet të zbresë 178-185 Lek/l.

Iku tersi nga Shqipëria, u ul në bursë edhe nafta edhe energjia elektrike.

Nafta ra me gati 17% krasuar me dje dhe shkoi në nivelet e para-luftës në Ukrainë, ndërsa energjia ende nuk ka arritur ato nivele, po eshte në rrugë për të shkuar aty.

Tani pyetja është: Meqë Kryeministri tha që ne kemi këtë regjimin, që e marrim furnizimin e naftës së rezervës me çmimin e ditës, (kështu justifikoi faktin pse u rrit brenda ditës nga 197 Lek në 230 Lek), atëherë i bie që nesër të shkojë që në mëngjes 178-185 Lek/Ltr.

Këta çunat e tabelave, taksirat e kanë, të hypin dhe një herë nesër ta ndryshojnë çmimin e tabelës. Sepse ka dalë garant Kryeministri që me të rënë nafta në bursë, do të ulet dhe në treg”, shkruan Soko.

Gazetari: Nafta dhe energjia ulen në bursë, sipas Ramës


 

 

 

Të fundit