Flash News

E-TJERA

Gazetari: Në 2017-ën Rama është takuar me Agron Nezën në zyrën e McGonigal

Gazetari: Në 2017-ën Rama është takuar me Agron Nezën

Gazetari Poli Hoxha ka treguar një detaj lidhur me skandalin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Në një lidhje për Euronews Albania, Hoxha tha se në vitin 2017 në kuadër të një nisme të ndërmarrë nga qeveria, kryeministri Rama është takuar me Agron Nezën në zyrën e McGonigal.

Hoxha bën edhe lidhjen me një deklaratë të Monika Kryemadhit e cila ka thënë se djegia e mandateve të opozitës u financua nga rusët.

“Në vitin 2017 qeveria nisi një nismë dhe e anuloi pas një viti dhe më pas përmes një tenderi sekret u bë më vonë. Më pas dolën dhe këto lidhjet ndërmjetëse, Mc Gonigal, Duçka, Neza për një kompani amerikane. Unë duke e ndjekur dhe duke e kuptuar që kishte diçka të fortë. Në atë kohë në një emision dhe Monika Kryemadhi i hodhi benzinë zjarrit. Ku gjatë një debati më tha që lënia e mandateve ishte e investuar nga rusët. I kam thënë se si ka mundësi një gjë të tillë, por koha më pas e tregoi”, tha Hoxha.

 

Të fundit