Flash News

E-TJERA

Gazetari: Në Shqipëri ka aktualisht 30 shtëpi bari, shfrytëzohen edhe tunelet e ushtrisë

Gazetari: Në Shqipëri ka aktualisht 30 shtëpi bari,

Në vendin tonë ka aktualisht 30 shtëpi bari, të shpërndara në vende të mbyllura zakonisht, por edhe në zona të braktisura.

Kështu deklaroi gazetari Eni Ferhati në A2 CNN, i cili tha se këto ambiente gjenden kryesisht në Tiranë në apartamente të modifikuara, në Astir, në Shkodër dhe vende të tjera.

“Shtëpitë e barit në Shqipëri janë rritur gjatë vitit të fundit. Janë mbi 30 shtëpi bari apo ambiente të tjera të kultivimit të kësaj bime narkotike në ambiente të mbyllura. Janë edhe të depërtuar që e kanë vijuar aktivitetin e tyre në Shqipëri, duke huazuar këtë lloj mënyre.

Kanë qenë të detyruar të investojnë në ambiente të mbyllura, pas aksionit të Lazaratit dhe trafikantët kanë investuar në këto shtëpi bari. Ata që kryejnë aktivitetin kriminal në Britani nuk janë të ekspozuar. Shumë pak arrihet te financuesit e këtyre shtëpive të barit apo grosistët e mëdhenj, por në pranga përfundojnë këta punonjës, që mesa di unë vetëm të dielën dalin nga banesa, ndërkohë që gjatë javës i përkushtohen 24 orë në 24 rritjes së bimëve.

Statistika është zyrtare nga përllogaritja e thjeshtë e rasteve që ka bërë zyrtare policia gjatë këtij viti, po ta krahasojmë me vitet e kaluara jemi mbi dyfish. Kanë qenë të shpërndara në Tiranë kanë qenë apartamente të modifikuara, në Astir, në Shkodër dhe vende të tjera.

Shfrytëzohen edhe ambiente të braktisura, tunele të ushtrisë ka pasur raste, kryesisht të veçuara nga zonat e banuara”, tha gazetari.

 

Të fundit