Flash News

E-TJERA

Gazetari nga Kosova debat me Spiropalin: Shahini dhe Cakaj u shkarkuan, nuk dhanë dorëheqjen; Tani Rama akomodon njerëzit e tij

Gazetari nga Kosova debat me Spiropalin: Shahini dhe Cakaj u shkarkuan, nuk

Ndryshimet e befta në qeveri një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama kanë ngjallur reagime të shumta.

Gazetari nga Kosova Berat Buzhala tha në emisionin ‘Open’ se Besa Shahini dhe Gent Cakaj u shkarkuan nga Rama dhe nuk dhanë dorëheqjen siç deklaruan publikisht.

“Unë nuk i kam marrë seriozisht emërimin e tyre kur ikën nga Kosova s’i marr as tani që u larguan nga Shqipëria. Rama afroi në kabinetin e tij dy ministra nga Kosova për të fituar terren politik në Kosovë.

Të dy janë të shkarkuar nga Rama dhe jo të larguar. Tani Rama duhet të akomodojë njerëzit e tij dhe të lërë pas Besën dhe Gentin. Për Besën jam i sigurt që është shkarkuar, por dhe për Gentin. Ata nuk pajtoheshin për shumë çështje, ndoshta dhe për çështjen e Kosovës në shumë aspekte. Genti e shihte më shumë si konkurrencë pjesën me Ramën dhe përfshirë mosmarrëveshjet, ka bërë që të shkarkohen”, tha gazetari, me të cilin replikoi ministra e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Spiropali: Peshën e Kosovës nuk mund ta ulë as ta lartësojnë dy ministra nga Kosova.

Buzhala: Pse i ra interesimi dhe pse ishte kjo aventurë 3-vjeçare?

Spiropali: Ka një kohë afrimi dhe një kohë largimi.

Buzhala: Ishte turp për Kosovën…

Spiropali: Po pse nuk e patë si krenari? Tani ndiheni të lënë pas dore…?

Buzhala: Unë i kam parë si dy emërime dhe lëvizje politike, dhe pse shumë qytetarë të Kosovës i kanë duartrokitur.

Të fundit