Flash News

E-TJERA

Gazetari nga Londra tregon planin: Si do t’i largojë Britania shqiptarët pa viza

Gazetari nga Londra tregon planin: Si do t’i largojë Britania

Gazetari shqiptar Besard Jaçaj ka treguar nga Londra, se si planifikon qeveria britanike të kthejë shqiptarët që nuk janë të pajisur me viza.

Në një lidhje direkte për “Klan Neës”, Jaçaj ka  folur rreth marrëveshjes Shqipëri-Britani. Ai u shpreh se Britania ka pranuar mungesën e bashkëpunimit të fortë në marrëdhënien me qeverinë shqiptare.

Jaçaj tha se qëllimi i Rishi Sunak është të zbusë tonet e retorikat ndaj emigrantëve shqiptarë. Të gjithë emigrantët që paraqesin kërkesën për azil në Britani do t largohen automatikisht nga vendi, ka thënë Jaçaj.

“Është një ndërmarrje diplomatike mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë që në fakt të jetësohet apo thellohet dhe zgjerohet bashkëpunimi mes këtyre dy shteteve. Britania e Madhe ka theksuar se të dyja qeveritë nuk janë angazhuar aq sa duhet në përparimin e marrëdhënieve të tyre dhe po ashtu në një farë mënyre indirekte është akuzuar edhe qeveria e Shqipërisë e cila mban një lloj faji për ardhjen e të gjithë këtyre të rinjve që brenda këtij viti e kaluan shifrën 12 mijë.

Kjo ishte një problem për qeverinë britanike, por qeveria e Rishi Sunakut apo dhe ai personalisht i ka ikur terminologjisë së cilës sekretarja britanike e përdori më herët dhe shkaktoi trazira këtu në Londër. Qëllimi është se duke zbutur gjuhën diplomatike dhe duke  zbutur veprimet e tjera të qeverisë britanike, ta bëjë qeverinë shqiptare që të bashkëpunojë më shumë dhe që në të ardhmen të ndalohet ardhja kaq masive e shqiptarëve në këtë vend.

Ajo që tentohet të arrihet, do përfundojë së shpejti ky problem. Nga marrëveshja në shohim se qeveria britanike dhe ajo shqiptare në sensin pajtuar se shqiptarit apo qytetarit të Shqipërisë nuk i takon azili politik dhe nga kjo të gjithë ata të cilët do të paraqesin këtë kërkesë në Britani të Madhe do të refuzohen automatikisht dhe do kthehen në Shqipëri dhe për këtë arsye, qeveria britanike ka ngritur një task-forcë e cila do të merret vetëm me kërkesat e shqiptarëve, do të grumbullohen ata të cilët se dihen se ku janë dhe së paku një herë në javë, një apo dy aeroplanë do të mbushen me ta dhe do të kthehen në Shqipëri. Pastaj qeveria e Shqipërisë do të zotohet se do të kujdeset për të kthyerit në atë mënyrë siç ia obligojnë marrëveshjet me Britaninë e Madhe, por dhe konventat ndërkombëtare”, tha Jaçaj.

 

 

Të fundit