Flash News

E-TJERA

Gazetari: Një kamera sigurie ka filmuar të gjithë skenën e vrasjes së Xhuvanit

Gazetari: Një kamera sigurie ka filmuar të gjithë skenën e

Gazetari Artan Hoxha ka folur rreth vrasjes së Pjerin Xhuvanit më 21 Prill 2021 në Elbasan, disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Hoxha tha për Abc Neës se ka një kamera sigurie e cila ka filmuar të gjithë skenën e vrasjes së Xhuvanit. Sipas Hoxhës, kamera është e vendosur në një distancë më të largët nga vendi i ngjarjes, megjithatë cilësia e lartë e imazhit lejon prokurorinë të rindërtojë skemën.

Hoxha tregoi edhe se çfarë i ka komunikuar personi i cili kishte në disponim kamerën e sigurisë. Sipas Hoxhës, ai i ka kërkuar garanci për jetën.

“Unë e kam parë nga një person. Ai e kishte vendosur kamerën për të mbrojtur shtëpinë e vet se ishte emigrant. Pamjet ishin fantastike. Unë kam kërkuar pamje dhe shikoja që kishin kamera po s’kishin server. Ky personi më ka njoftuar vetë dhe më ka thënë kam këtë filmim. Unë rrezikoj më tha, dua të di me këtë gjë a kam unë pasoja. Nuk e njihja. Besoj se prokuroria e ka siguruar. Ky personi më mbrapa ka kërkuar që ta vendosë në dispozicion të hetimit”, tha Hoxha. 

Të fundit