Flash News

E-TJERA

Gazetari: Një personazh i televizionit, merr 70 mijë USD në Dubai kundrejt raporteve seksuale

Gazetari: Një personazh i televizionit, merr 70 mijë USD në Dubai

Gazetari Spartak Koka ka rrëfyer se një personazh i njohur që i përket botës së televizionit, konkretisht një vajzë, merr afro 70 mijë dollarë nga një personazh kriminal për të kryer marrëdhënie seksuale.

I ftuar në studion e “Opinion”, Koka tregoi se vajza në fjalë kishte një jetë me të ardhura të mjaftueshme në Shqipëri, por ka zgjedhur të shkojë në Dubai për të përfituar një shumë herë më të majme.

“Një vajzë, në një përgjim parandalues. Një nga pjesëtarët e botës kriminale në Shqipëri, që jeton në Dubai, i ofron një vajze të njohur në botën e televizionit 70 mijë dollarë që ajo të shkonte dhe ta shoqëronte dhe përkundrejt raporteve seksuale. Ajo pranon dhe merr 70 mijë dollarë. Në këtë rast, ku vajza kishte një punë në Shqipëri dhe kishte të ardhura të mjaftueshme për ta përballuar jetën këtu, zgjedh për të shkuar në Dubai për 70 mijë dollarë”, tha gazetari.

Të fundit