Flash News

E-TJERA

Gazetari: Nuk është vetëm “Toyota Auris”, belgët erdhën të shoqëruar me specialistë anti-krimi

Gazetari: Nuk është vetëm “Toyota Auris”, belgët

Çështja “Toyota Auris” për të cilën dëshmoi edhe kreu i opozitës Lulzim Basha disa ditë më parë, nuk është e vetmja që është marrë nën hetim nga autoritetet belge.

Gazetari Fatos Mahmutaj, tha për Euronews Albania, se belgët erdhën në Shqipëri për të hetuar krimin në tërësi. Ai shtoi se shqiptarët dërgojnë shuma të mëdha parash nga Belgjika, të cilat shpesh kapen në doganat fqinje.

“Nuk është vetëm çështja Toyota Auris. Ajo është publike ngaqë është denoncuar nga politika dhe ishte një shumë e madhe”, tha gazetari.

Sipas Mahmutajt, prokurorët belgë kanë ardhur në Tiranë të shoqëruar me hetues dhe specialistë të anti-krimit.

“Në Policinë Federale belge ka mbi 20 oficerë të gradave të larta të cilët flasin shqipe perfekte edhe pse janë belgë. Kjo ndodh që të hetojnë krimin në Shqipëri”, sqaroi Mahmutaj.

Të fundit