Flash News

E-TJERA

Gazetari nxjerr foton e LaCivita: Për beqirat e PS që thonë se s’ka lidhje me administratën e Trump

Gazetari nxjerr foton e LaCivita: Për beqirat e PS që thonë se

Chris LaCivita do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Për LaCivita-n, Rama u shfaq mosbesues se si një ish-drejtues i fushatës së Trump, tashmë do të qëndrojë krah Berishës.

Rama e konsideroi një “konsulent që paska punuar me Trump”, duke e quajtur thjesht një konsulent dhe asgjë më shumë.

“Dje Trumpistët të vetëshpallur Trumpistë të kënetës tonë opozitare patën një ditë masturbimi kolektiv, si adoleshentët që bëjnë dashuri me foton e një aktore filmash, shpallën fitoren se sollën kushedi me ca lekësh një konsulent që paska punuar me Trump. Konsulentët atë punë kanë dhe jam i lumtur të them të vërtetën për të huajt që e vizitojnë Shqipërinë se numëroj turistët kur dikush tjetër tregon konsulent. Konsulentët janë për mua konsulent. Luli kishte goxha konsulentët”, tha Rama.

Por, gazetari Robert Papa ka publikuar në profilin e tij në Facebook një foto të Chris LaCivita i cili shfaqet në Zyrën Ovale të Trump.

“Për beqirat e PS që thonë se LaCivita nuk ka asnjë lidhje me administratën e Trump. Para disa ditësh në Zyrën Ovale”, shkruan Papa krahas fotos të LaCivita.

Gazetari nxjerr foton e LaCivita: Për beqirat e PS që thonë se

Të fundit