Flash News

E-TJERA

Gazetari paralajmëron përplasje në PD: Policia me plan masash, mund të hyjnë në seli

Gazetari paralajmëron përplasje në PD: Policia me plan masash,

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se mund të ketë përplasje pas përfundimit të Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha. Ai ka thënë për "Log" se Policia e Shtetit ka bërë gati planin e masave për mbarëvajtjen e Kuvendit dhe për të menaxhuar përplasje të mundshme që mund të ketë pas Kuvendit.

Sipas gazetarit, policisë i është thënë se mund të kenë probleme, duke paralajmëruar përplasje dhe persona që mund të futen në seli dhe të shkaktojnë trazira.

“Kam parë edhe këto ditë, ka një tentativë edhe nga struktura që është sot brenda selisë së PD për të krijuar idenë që do të ketë një përplasje për të marrë kalanë. Ka një ide. U është dhënë informacion edhe agjencive të zbatimit të ligjit. Ka një plan masash edhe të policisë.

Ka një plan masash për mbarëvajtjen e aktiviteti dhe një plan tjetër për përplasjet që mund të ketë pas Kuvendit. Policia është e detyruar t’i dalë të keqes përpara", tha Hoxha.

 

Të fundit