Flash News

E-TJERA

Gazetari: Pas publikimit të skandalit McGonigal, Rama ka anuluar aktivitetet

Gazetari: Pas publikimit të skandalit McGonigal, Rama ka anuluar

Zbulimi i skandalit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charcles McGonigal, ka nxjerrë edhe emrin e kryeministrit Edi Rama, si një mik i ngushtë i tij që dyshohet të jetë i përfshirë në lobimet e McGonigal.

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, ka trehuar se pa spublikimit të skandalit dhe fakteve të reja, ka ‘detyruar’ Ramën të anulojë aktivitetet e planifikuara.

Hoxha tregoi se së fundmi ishte planifikuar që Rama të merrte pjesë në një aktivitet të Federatës Shqiptare të Fubollit, por mungoi. Lajmin e dha vetë Armand Duka, kur tha se kryeministri kishte problem shëndetësore.

“Kryeministri shqiptar, përveç asaj deklarate që në një farë mënyre nuk është një deklaratë, por një zënie prit nga kolegët në dalje nga Partia Socialiste, ka që nga e mërkura që nuk ka asnjë dalje publike, madje, edhe anulim të aktiviteteve.

Më e fundit ku ka qenë e paralajmëruar dalja e kryeministrit, ka qenë një aktivitet i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku ishte vet presidenti Duka, i cili deklaroi se zoti Rama nuk erdhi në ceremoni për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Më herë mungoi edhe në seancën e parlamentit”, tha Hoxha.

Kujtojmë se Rama mungoi edhe në seancën plenare të së enjtes. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla bashkë me maxhorancën rrëzuan edhe kërkesnë e opozitës për të ndryshuar rendin e ditës e për të diskutuar mbi skandalin McGonigal.

Të fundit