Flash News

E-TJERA

Gazetari: Patronazhistët që merrnin votues dhe i çonin të votonin

Gazetari: Patronazhistët që merrnin votues dhe i çonin të

Gazetari Andi Tela tregoi detaje nga dita e votimit në Shqipëri.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” ai foli për shoqërimin e votuesve nga patronazhistët në Tiranë, incidentin afër shkollës “Petro Nini”. Tela tha se pa në qendrat e votimit patronazhistët që merrnin votues dhe i çonin të votonin.

“Unë vetë votova sot dhe e pashë atmosferën. Ishte e njëjtë më 2021 e më parë. Nuk vidhen votat brenda kutive të votimit, por më parë. Sot dalloje partonazhistët që merrnin votues dhe i çonin të votonin.

Javën e fundit pati shumë raste të blerjes së votës. Policia ka ndaluar denoncuesit, si në Dibër, dhe ai i Gjin Gjonit në Lezhë që trokiti të dera e dikujt dhe kërkoi votën.

Të gjitha këto i kemi parë. Te “Petro Nini” u lajmërua policia, por ajo nuk erdhi dhe ishte një zyrë pa logo as 100 metra larg shkollës që nuk lejohet.

Ngjarja te ‘Petro Nini’ është personifikimi i gjithçkaje që ndodh në Shqipëri. Ajo zgjati dy orë. Është fabula e gjithçkaje që ndodh në Shqipëri. Nuk vinte policia, nuk vinte askush atje. Shumë më vonë erdhën 3-4 punonjës të policisë. Këta njerëz nëse ishin në të drejtën e tyre do rrinin brenda zyrës, s’do lëviznin. Kur erdhi Policia dhe Forcat Shqiponja s’hynin dot brenda se ishte deputeti. Kur kjo ngjarje ndodh në mes të Tiranës, imagjino çfarë mund të ndodhë në çdo cep të Shqipërisë”, tha Tela.

Të fundit