Flash News

E-TJERA

Gazetari për situatën në PD: Dyert janë blinduar me “autorizimin” e amerikanëve

Gazetari për situatën në PD: Dyert janë blinduar me

Dyert e Partisë Demokratike prej ditësh janë të kyçura. Një ditë më parë dolën foto nga brenda godinës, ku shiheshin dyer të blinduara.

Nisur nga kjo situatë, gazetari Arjan Çani deklaroi kjo simbolikë e dyerve te blinduara, nuk është bërë pa autorizimi e ambasadës amerikane.

Ai u shpreh për “Të Pa ekspozuarit” se kryedemokrati Lulzim Basha nuk do vepronte kështu sikurse po bën, nëse nuk do të kishte mbështetjen e amerikanëve.

“Sipas fjalëve që po qarkullojnë, Basha nuk do ta bënte kurrë atë që po e bën, po të mos i kishte prapa amerikanët, që mos ti thonin jo blindim, por çka të duash ti. Janë ata të grupit të Kumanovës që po e mbrojnë partinë, ata aty s’janë pa dijeninë e ambasadës dhe të shtetit.

Beteja e së shtunës pavarësisht se dikush e bën komike, është beteje e amerikanëve që e kanë nxjerrë non-grata Berishën. Ajo derë e blinduar është simbolikë që unë s’të lej të hysh aty, është me autorizimin e amerikanëve”, tha Çani.

Të fundit