Flash News

E-TJERA

Gazetari: Policia nuk e kërkon për të gjallë Ervis Martinajn

Gazetari: Policia nuk e kërkon për të gjallë Ervis Martinajn

Gazetari Sokol Bregu ka folur për fatin e Ervis Martinajt, të shumëkërkuarit të policisë, i cili rezulton i zhdukur prej fillimit të muajit gusht.

Ai tha për “Log.” se kanë qenë hetimet e dyshimta që kanë rritur profilin e tij në interesin e publikut.

Gjithashtu theksoi se kjo ngjarje do të vazhdojë shumë gjatë, pasi policia nuk po e kërkon për të gjallë, por po e kërkon që ta raportojë të zhdukur.

Sipas tij, një nga arsyet pse SPAK nuk e merr përsipër hetimin e Ervis Martijnajt është se nuk kanë asnjë provë ligjore.

“Policia nuk po kërkojnë për të gjallë, e kërkojnë për statusin e të humburit, po ja kërkon dhe SPAK-t, por SPAK nuk e pranon se nuk ka asnjë provë ligjore”, tha Bregu.

 

Të fundit