Flash News

E-TJERA

Gazetari: Politikanët kanë dekonspiruar operacionet policore

Gazetari: Politikanët kanë dekonspiruar operacionet policore

Një ditë më parë, një deklaratë e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, fliste për dekonspirim të operacioneve policore.

Gazetari Eni Ferhati tha për Euronews Albania se ka pasur raste kur operacionet janë dekonspiruar edhe nga politikanët. Ai u shpreh se politikanët kanë lidhje me efektivët dhe marrin informacione për urdhër-arreste që nuk janë ekzekutuar.

“Edhe në kohën e Ardi Veliut, Haki Çakos, Artan Didit janë dekonspiruar informacione. Ka pasur raste që edhe në nivele të larta është shitur informacioni. Ka pasur raste që edhe politika i merr vesh urdhër-arrestet para dhe e dekonspirojnë informacionin”, u shpreh Ferhati.

Të fundit