Flash News

E-TJERA

Gazetari: Pritet arrestimi i një shefi komisariati në Tiranë

Gazetari: Pritet arrestimi i një shefi komisariati në Tiranë

Gazetari i TV Klan Spartak Koka ka deklaruar dje në studion e lajmeve se pritet që këto ditë të arrestohet një shef komisariati në Tiranë.

Koka tha se informacionet i ka marrë nga burime brenda Ministrisë së Brendshme dhe se bëhet fjalë për një pallat 8-katësh, ndërsa shefi i komisariatit akuzohet për shpërdorim detyre.

“Sipas informacioneve, pritet që një shef komisariati në Tiranë të arrestohet ose sot ose nesër për shpërdorim detyre për këtë pallatin 8-katësh dhe persona të tjerë që kanë qenë përgjegjës nga institucionet ligjzbatuese për ta mbikëqyrur dhe kontrolluar ligjshmërinë e këtij pallati ose jo dhe nuk e kanë zbatuar detyrën ose janë korruptuar duke i mbyllur sytë përpara një 8-katëshi.

Në komunikimin që kam nga burime nga Ministria e Brendshme, pritet që të arrestohet shefi i komisariatit dhe akuza për shpërdorim detyre sepse është e pastër akuza e shpërdorimit të detyrës për këtë pallat”, deklaroi Koka.

Të fundit