Flash News

E-TJERA

Gazetari: Projekti për ‘Portin e Durrësit’ ka rrezik për prodhimin e parave të jashtëligjshme

Gazetari: Projekti për ‘Portin e Durrësit’ ka rrezik

Gazetari Klodian Tomorri ka folur rreth projektit për Portin e Durrësit, i cili nga qeveria është cilësuar si një projekt strategjik.

Tomorri tha në studion e “Të Paekspozuarit”, se në realitet në Portin e Durrësit do të ndërtohen vetëm dy hotele që zënë 3.3% të projektit, ndërsa pjesa tjetër do të jenë kulla.

Gazetari shtoi se biznesmenët shqiptarë të cilët kanë ndërtuar bizneset e tyre në këto hapësira nuk kanë pasur favore si përjashtimi nga taksa apo dhënia e tokës falas. Tomorri nënvizoi rrezikun e prodhimit të parave të jashtëligjshme në ‘Portin e Durrësit’.

“Në Durrës ndërtohet mesatarisht 150-200 mijë metër katrorë në vit, rezidenciale, biznesi, hotele etj. Ky projekt i vetëm ka 1.4 milionë metër katrorë ndërtim, pra gjithë sipërfaqet që ndërtohet në Durrës për 7 vite. Pra është monopolizimi i gjithë sipërfaqes ndërtimore në një dorë të vetme. Do të ketë kulla deri në 18 kate dhe, siç duket nga planet, ky është një projekt i drejtuar drejt real estate, shitjes së apartamenteve, do të ketë vetëm dy hotele që zënë rreth 47 mijë metër katrorë ndërtim, nga 1.4 milionë metër ndërtimi sa është projekti, pra vetëm 3.3 për qind janë sipërfaqe hoteli dhe me aq i është vënë emri “projekt strategjik”. Sot ke resorte që janë ndërtuar nga biznesmenë shqiptarë, që kanë hotele me nga 600 dhoma, afërsisht sa ky që premtohet, që kanë sjellë edhe marka të njohura dhe nuk kanë patur këto favore që ka ky projekt. Pra nuk kanë përfituar tokën falas, nuk janë përjashtuar nga taksat. Për të ardhur më pas te pastrimi i parave, ku sektori i ndërtimit është kryesori dhe një projekt i tillë ka rrisqe të shumta dhe aty mund të gjenerohen paratë që vijnë nga burime të jashtëligjshme”-tha Tomorri.

Të fundit