Flash News

E-TJERA

Gazetari publikon dokumentet e kontratës së godinës së News 24 deri në 2033: Pengmarrje e pastër

Gazetari publikon dokumentet e kontratës së godinës së News

Gazetari Osman Stafa ka publikuar një dokument që tregon hartën e vendndodhjes së godinës së televizionit, si dhe një kontratë qiraje të vlefshme deri në vitin 2033.

Në një postim, Osmani thekson se në kushte normale, gazetarët duhet të kishin akses të lirë në ambientet e punës së tyre.

Osmani thekson se kjo është pengmarrje e pastër që sot i bëhet kësaj mediaje.

REAGIMI:

SHIKONI ÇFARË PO NDODH!!! 
Dokumenti i mëposhtëm tregon hartën (e rrethuar me të kuqe) se ku ndodhet godina e Panorama TV. 
Kjo godinë, (shih dokumentin tjetër), ka një kontratë qiraje deri në vitin 2033. 
Kjo është pengmarrje e pastër që sot i bëhet kësaj mediaje. Pra, në këto kushte, gazetarët duhet të hynin e dilnin pa asnjë problem në këtë godinë. 
Por godina e Panorama TV, jo vetëm është uzurpuar, por i është hequr sinjali, dhe i është hequr energjia elektrike. 
Kjo është skandaloze. 
Godina e një televizioni po mbahet peng, pa ligj. 
Kjo është diktaturë.

Të fundit