Flash News

E-TJERA

Gazetari publikon dokumentin: Basha i kërkon Ramës 13 mln euro për pallatin te Uji i Ftohtë

Gazetari publikon dokumentin: Basha i kërkon Ramës 13 mln euro

Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një dokument ku vjehrri i Lulzim Bashës i kërkon qeverisë Rama 13 milionë euro për prishjen e pallatit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pas vendimit nga Gjykata e Strasburgut në 2018.

Në 31 gusht të atij viti, Ministria e Drejtësisë dhe Avokatja e Shtetit i dërgojnë shkresë zyrtare Ministrisë së Financave duke i kërkuar të ekzekutonte vendimin për të paguar gjobën për llogari të vjehrrit të Bashës, por si ministri i atëhershëm i Financave, Arben Ahmetaj ashtu edhe kryeministri Edi Rama nuk kanë autorizuar pagesën. 

Postimi i plotë:

Gjoba e pallatit tek Uji i Ftohte

Ne janar te vitit 2018 Gjykata e Strasburgut e dënoi Shqipërinë me 13 milionë euro per prishjen e pallatit tek Uji i Ftohte ne Vlore, ku ishin aksioner vjehrri i Bashes dhe Avokatja e Popullit. Ne 31 gusht po 2018, Ministria e Drejtesise dhe Avokatja e Shtetit i dergojne shkrese zyrtare Ministrise se Financave duke i kerkuar te ekzekutonte vendimin per te paguar 13 milione eurot e gjobes.

Arben Ahmetaj i pergjigjet po me shkrese zyrtare ku thote; “prisni njehere se jemi pak ngushte me buxhetin keto kohe. S’kemi fonde”

Avokatura e Shtetit riperserit kerkesen duke sugjeruar qe parate te paguhen nga Fondi Rezerve i Keshillit Ministrave. Por ministria e Financave prape nuk pranon. Pas shume kembime shkresash, Ahmetaj shpik nje skeme tjeter per ta zvarritur edhe me shume pagesen. Propozon shlyerjen me keste per disa vjet.

Grupi i pronareve refuzon qe te paguhen me keste. Fillon prape loja e shkresave. Por Ministria e Financave prape nuk leshon pe. Pas Ahmetajt ne krye te financave vjen Anila Denaj. Serish Ministria e Drejtesise dhe Avokati i Shtetit i kerkojne ministres se re te paguaje parate. Por as Anila Denaj nuk paguan.

Iken tre vjet me kete histori. Vitin e kaluar shkresa i shkon Rames. Duhet te paguajme pallatin e Vlores se po na ben presion KE-ja. Por edhe Rama pergjigjet; prisni njehere prisni. .

Si perfundim leket vjehrrit te Bashes nuk ia kane dhene akoma keta. Qeveri e korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Gazetari publikon dokumentin: Basha i kërkon Ramës 13 mln euro

Gazetari publikon dokumentin: Basha i kërkon Ramës 13 mln euro

Të fundit